Antonio Karafili, në atë kohë 18-vjeç, u gjet i varur në një pemë në pyllin e Voskopojës më 14 Qershor 2018. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari nga Korça, në atë kohë 17 vjeçe.

Kur kanë kaluar 7 vite nga vrasja e të riut, hetuesit kanë zbardhur ngjarjen tronditëse ku u zbulua se pas krimit qëndronte pikërisht Kejsi Spahillari dhe i dashuri i saj i moshuar, Rexhep Vathi, në atë kohë 65-vjeç.

E reja në bashkëpunim me të moshuarin, me të cilin kishte krijuar lidhje paralele, raportohet se kanë mbytur me çarçaf Antonion dhe më pas e kanë varur në pemë.

Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj Kejsit, tashmë 24-vjeçe, masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë pasi ndodhet në Kanada ku ka krijuar familje, ndërsa Rexhep Vathi i ka dhënë fund jetës në gusht të vitit 2024.

LEXONI EDHE: “Je femër e pjekur”- Vranë së bashku të dashurin 18-vjeçar pasi krijoi lidhje paralele me të moshuarin, çfarë bisedoi Kejsi Spahillari me 65 vjeçarin pas krimit! Rexhep Vathi: Ruaj veten!

 

Antonio Karafili

Çfarë dëshmoi e reja dhe bisedat me nënën e viktimës

Kejsi ka treguar se ditën e ngjarjes rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios. Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios, Taverna Mishel.

Kejsi kujtoi  se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime, se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.

“Me Antonion kemi pasur lidhje dashurie prej 2 vjetësh dhe familjet tona ishin në dijeni. Atë ditë rreth orës 17:00 jemi takuar me xhaxhain tim dhe djalin e tij të vogël përballë një lokali për të sqaruar një sherr midis xhaxhait tim dhe Antonios. Më pas shkuam sërish në Voskopojë dhe ndaluam tek lokali i prindërve të Antonios, taverna “Mishel”. Antonio doli nga makina u ul në një gurë dhe ishte i stresuar e i nervozuar.

Ai dyshonte se unë kisha një lidhje të dytë për këtë dhe debatuam. I thashë hajde ikim për në Korçë, por më tha ik ti se unë do të rri këtej. Në qoftë se ka policë në rrugë më merr Misheli në telefon. Mbaj mend se më dha disa sende personale të Antonios, vëllait të tij Mikelit. U takova me vëllain e tij në Korçë tek Shën Mëria dhe morëm, Mozën, mamanë e Antonios. U ngjitëm për në Korçë”, ka dëshmuar.

Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.

“Isha në dijeni që kishte një vajzë. Më merr në telefon, më thotë dua Mikelin të marr Mikelin se ka ngelur andej. Po pse vajtët në Voskopojë i thashë unë. Mirë thashë po e marrë unë Mikelin, por kur të takohesh me të do vij dhe unë. Vete kjo i jep djalit këtë orë, celularin e djalit. Ja jep kjo, i jep dhe varëse e floririt të këputur, pa kryq. Po iknim rrugës me shpejtësi me ide që të mos na zërë nata. Nxituam rrugës, e çorientuar ishte. Saç fole ti që nuk dije gjë, aq foli dhe ajo”, tha ajo.

Por në të njëjtën orë Kejsi i shkruan mamasë së saj.

“Mami do ngjitem në Voskopojë me Mozën dhe Mishelin se do vemë të gjejmë Andonin se është andej se ashtu u bë një gjë dhe s’kam bateri do të më fiket. Mami ashtu është bërë një muhabet”, i thotë ajo të ëmës.

“E kam dërguar në lokalin që kisha në pronësinë time. Ishe zotëria Rexhep Vathi, i ka dhënë thikën djalit dhe ka ardhur djali ia kam prerë vetë. E kam marrë fëmijën, e kam hipur në makinë dhe e kam zbritur vetë”, tregoi e ëma e viktimës.

Familjarët dyshuan që në atë kohë se djali i tyre nuk ishte vetëvarur, por ishte vrarë.

Në një bisedë mes të dashurës së tij dhe të ëmës së të ndjerit, Kejsi thoshte, se kishte dyshime, që Antonion e kishin vrarë. Ajo tregonte, se viktima kishte në kokë një gropë dhe dyshonte dhe se aktin e vrasjes mund ta kishte kryer xhaxhai i saj Milen Spaillari.

Mimoza Karafili: Ai mua edhe parmbrëmë më doli në ëndërr, i thuaj Kejsit, se Kejsi i di të tëra, d.m.th më del përnatë pyet Kejsin…Pastaj, s’kishte arsye djali. Ai madje me ne ku grindeshe?

Kejsi Spaillari: Po be…

Mimoza Karafili: Ai madje, po ta kishte bërë vetë njëherë, si mund të bënte tatuazhin Andoni po të njëjtën ditë? Ai deri në orën 3:00, a ishte me mua?

Kejsi Spaillari: Po ne në darkë do shkonim, do flinim në Voskopojë.

Mimoza Karafili: Ti je më se e bindur, që ai…?

Kejsi Spaillari: Vetë nuk e bënte, po ai i bie e kanë vrarë, pastaj e kanë varur…

Mimoza Karafili: Po këtë themi edhe neve.

Kejsi Spaillari: Po!

Mimoza Karafili: I dukeshe vendi djalit, ishte i goditur në kokë.

Kejsi Spaillari: Po ishte gropë në kokë.

Mimoza Karafili: Ishte gropë në kokë…

Kejsi Spaillari: Po! Dhe më tha më vonë Andoni, pas ndonjë jave ndonjë jave e ca. E tha më ndjekin një makinë,- tha,- te pallati, te shtëpia dhe njëherë tha më dolën në (nuk kuptohet) me goditën me shkop dhe ika, ika me vrap. Një radhë, që e solla unë në shtëpi me makinë dhe e pamë Benzin, që ishte këtu e ndoqa, e ndoqa, d.m.th do futej për këtu pa makinën, iku për mbrapsht dhe doli këtej. E ndoqa po na iku.

Mimoza Karafili: Të ka njohur ty, prandaj…

Kejsi Spaillari: Na iku, prandaj dyshoj.

Mimoza Karafili: Ne ky thuaja…

Kejsi Spaillari: Te Miloja.

Mimoza Karafili: Ose ky Miloja do ketë futur ndonjë njeri tjetër…

Kejsi Spaillari: Njeri tjetër, këtë dyshoj, nuk e di tani, por…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko