Skip to content

ACARIMI/ Rojet Revolucionare si “terroriste”, Irani përgatit përgjigjen: Ushtria amerikane, njësoj si ISIS-i!

268340Image1

Një grup parlamentarësh iranianë kanë përgatitur një përgjigje ndaj njoftimit të Shteteve të Bashkuara se Rojet Revolucionare iraniane do të shpallen një organizatë terroriste.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, Heshmatollah Falahat Pishe tha se tre fraksione parlamentare kanë hartuar një propozim, i cili do t’i dorëzohet kryetarit të komisionit për shqyrtim.

Sipas propozimit, tha ai, edhe Irani do të konsideronte ushtrinë amerikane një organizatë terroriste, njësoj si ISIS, nëse Shtetet e Bashkuara deklarojnë Rojet Revolucionare një grup terrorist.

Tensionet e reja midis Uashingtonit dhe Teheranit erdhën pasi Wall Street Journal citoi zyrtarë të paidentifikuar që thoshin se Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin Rojet Revolucionare iraniane një organizatë terroriste.

Departamenti i Shtetit i SHBA pritet të njoftojë vendimin e diskutueshëm që të hënën. Do të ishte një precedent që një ushtri zyrtare e një shteti të shpallet një organizatë terroriste.