Në Shënjestër/ Më datë 28 Maj, qitësi mendohet se ka bërë provën e parë për të rrëzuar në tokë pakon që ka marrë përsipër si porosi për ta ekzekutuar. Por nga komunikimet, ajo që mësohet është se nuk ia ka dalë dot.  Kjo, pasi e kanë penguar degët e selvisë që janë në oborrin e banesës së Ardian Çapjas.

Komunikimi më poshtë mendohet se është zhvilluar midis vetë Suel Çelës dhe qitësit.

Biseda

Hë, s’munde?

S’më lanë degët e selvisë. Shkoj për rrëzë të murit…Q… robt

Ishte e pa mundur, kuptoj

Vetëm kokën i kam parë.

Si thua presim pak, mos kthehet?

Nga ajo çfarë vihet re, Suel Çela duket i dëshpëruar që nuk mundi të eliminoje Ardian Çapja në këtë ditë.

Gjithsesi ai ngushëllon veten dhe të tijët me mendimin se në një nga ditët në vazhdim, do ta mbyllin me sukses këtë punë.

Edhe pse i pezmatuar për humbjen e këtij shansi, ai nuk e humbet toruan, dhe urdhëron çunat të cilët janë vendosur në pika të ndryshme të qytetit dhe jashtë tij, që të lëvizin dhe të jenë gati për një ditë tjetër më të mirë për ta.

Ditë që në fakt nuk do vonojë të afrojë.

Suel Çela

‘Na shpëtoi kurva edhe sot.

Po do e kap, do e kap.

Më ka lodh shumë rob…. Si djall është Puna është, vendi ku jemi ne është delikat, po shyqyr deri tani nuk është djegur.

Përveç kësaj mënyre, e vetmja mundësi është ti hyjmë ‘talebançe’ dhe përfundon pastaj, s’ka rrugë tjetër.

Po të eci edhe 1 metër larg murit, mbaron 100 përqind’.

Pasi kanë dështuar disa herë për të eliminuar Ardian Çapjan, grupi duket më i vendosur se kurrë për ta çuar këtë punë deri në fund.

Aq më shumë kur vetë qitësi ka dhënë siguri se puna mund të kryhet, pasi tashmë ka një panoramë më të qartë të banesës.

Por edhe të vetë zakoneve të viktimës, që duket se ka oraret e tij të ajrimit në oborrin e banesës.

Pavarësisht se është penguar në momentin e fundit nga gjethet e pemës.

Ai premton se do të kthehet shpejt në aksion. Është e hënë, data 8 Qershor dhe për të gjithë duhet të jetë një javë e mbarë.

 

Vetëm 2 orë pasi grupi ka marrë në kontroll zonën me detyra të përcaktuara qartë, Xhino Roka njofton Ledio Zabelin se tashmë më në fund, qitësi ka qëlluar mbi objektivin, Ardian Çapja.

Ora shënon 7.18 min.

Hetimet

Në orën 07:17, Xhino Roka kontakton Ledio Zabelin, të cilit i tregon që objektivi, Ardian Çapja, po del.

Në orën 07:18, Xhino Roka njofton Ledio Zabelin, se qitësi ka qëlluar dhe se ndërrimi i automjeteve do bëhet tek kryqëzimi’

‘Gjuajti. Ikim ‘bisha’.

Ndërrimin te kryqëzimi.

Ikni nëpër vende. Jemi për rrugë.’

Po ndërsa prisnin që Ardian Çapja tashmë të kishte marrë rrugën për në atë botë, duket se gjërat nuk kishin shkuar ashtu siç duhet.

Kjo lihet të kuptohet edhe nga ankthi i shtuar që Suel Çela paraqet në komunikimet me pjesëtarë të togës së tij.

Ku pasi fillimisht sigurohet nëse e dogjën makinën, ai kërkon të marrë informacione në lidhje me ‘shëndetin’ e Ardian Çapjas, nëse është gjallë apo është plagosur.

Vetëm një orë më pas, në orën 9.30, Policia e Elbasanit konfirmon se Ardian Çapja është plagosur.

Çka duket se ligshton edhe më shumë grupin, të cilët panë t’u hidheshin në erë dy vite punë për elemnimin  e tij.

Pasi kanë mësuar se Ardian Çapja, ka shpëtuar, por ka marrë një plagë të rëndë, pjesëtarët e grupit fillojnë të luten që të paktën plumbi ta ketë kapur në një organ jetësor që t’i shkaktojë vdekjen e mëtejshme.

Ndërsa tashmë kanë mësuar se plumbi e ka kapur Ardian Çapjan në shpatull.

Gjatë bisedave të grupit del në pah në këtë moment edhe komunikimi që ata kanë me Dedan Gjonin, i cili në këtë kohë mbulon detyrën e zv/shefit të policisë në komisariatin e Elbasanit, që i informon për çdo lëvizje të policisë.

Është ky momenti kur për herë të parë falë edhe bisedave që kreu i grupit bën me anëtarët e tij, grupi hetues do të mësojë edhe emrin, se kush është qitësi i vërtetë që qëlloi me snajper mbi Ardian Çapjan. ‘Marinsi’ i cili menjëherë sapo qëlloi, për të fshehur gjurmët u kthye në mal për të vrarë derra.

Kjo me qëllim për të krijuar alibinë se ai është një gjahtar dhe jo një vrasës me pagesë që thirrej në detyrë sa herë bandat kishin nevojë për dhuntitë e tij të padiskutueshme në përdorimin e armëve me qitje në distancë të gjatë.

Prekë Kodra që shpreh shqetësim përse nuk ia kishte dalë dot, por Suel Çela, i shkruan që të mos shqetësohet aspak për armën dhe se policia deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për autorin.

Dhe se ai është interesuar vetë personalisht që të përhapë fjalë, sikur autori i plagosjes së Ardian Çapjas është pjesëtar i forcave speciale greke. Plani i tij, i treguar në bisedat e përgjuara është asgjësimi i plotë, me çdo mënyrë i nipave të Çapjave.

Të cilët ka menduar t’i sulmojë me kundërtank, por i druhet faktit se me një sulm të tillë mund të vrasë edhe fëmijë, dhe nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Duhet theksuar se para se të tentonin me çdo kusht eleminimin e Çapjas, në kulmin e përplasjes mes dy grupeve një tjetër ngjarje do të trondiste qytetin e Elbasanit.

Ekzekutimi mafioz i avokatit Ravik Gurra.  Avokati i familjes Capja, duket se ishte kthyer në një shqetësim serioz, për kundërshtarët për shkak të provave inkriminuese që siç thuhet kishte mbledhur kundër tyre.  Ndaj duket se kjo ishte arsyeja përse ai u qëllua mbrëmjen e 22 Marsit 2019, në ambientet e jashme te lokalit ‘Konti’ në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’ në Elbasan teksa pinte kafe me disa miq.

Ngjarja e cila dhe sot është e pazbardhur.

Pas vrasjes së avokatit duket se radha i kishte ardhur një tjetër ushtari të Ardian Çapjas.

Ai ishte një nga emrat që Suel Çela, kërkonte medoemos të eleminonte, kjo fill pasi organizata e drejtuar prej tij të lante hesapet me Ardian Çapjan.

Ky personazh që Çela kërkonte ishte Bledar Muça, i njohur si ‘Gollo’, i konsideruar si krahu i djathtë i Çapjave.

‘Gollo’ ishte kthyer në një gjah të pamundur për grupin e Suel Çelës.  Kjo, pasi ai ndryshonte shpesh vendet e qëndrimit dhe shihej të lëvizte kohë pas kohe midis Shqipërisë dhe Belgjikës.Këtu, ku thuhet se ushtronte një pjesë të aktivitetit të tij kriminal, kryesisht në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Gollo, sic e thërrisnin të gjithë i shpëtoi ndjekjes së drejtësisë, por jo ndjekjes së grupit të Suel Çelës.

Të cilët ishin të gatshëm në vitin 2020, ta vrisnin edhe në Belgjikë aty ku qëndronte.

Plan ekzekutimi që del i plotë edhe nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin Sky Eç.

Ku edhe këtë herë personat që do të angazhoheshin për të kryer ekzekutimin e tij do të ishin të njëjtët që ishin përfshirë edhe në atentatin e dështuar me snajper ndaj Ardian Çapjas në fillimin e qershorit të vitit 2020.

Por ndryshe nga atentatet e mëparshme, këtë radhë vrasja planifikohet të kryhet në Belgjikë, kjo pasi një nga anëtarët e bandës së Suel Çelës, ka mundur të shquajë në Bruksel, Bledar Muçën.

Por grupi nuk mund të gjuanin në mes të Brukselit pasi kishin frikën e ushtarëve që këto kohë ishin të shumtë në rrugë. Kjo për shkak të masave Covid.

Të cilët sipas tyre nëse nxirrnin armët, mund t’i merrnin për terroristë dhe mund t’i qëllonin.

Bisedat për ekzekutimin e Bledar Muçës vazhdojnë edhe në muajin qershor, pas dështimit për ekzekutimin e Ardian Çapjas.

Ku Suel Çela e quan më të rëndësishme për të, eleminimin e Bledar Muçës se sa të vetë Florenc Çapjas, që e thërrasin ‘Lepri’

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko