Skip to content

Sherri pranë zyrës elektorale në “Ali Dem”, shpallet në kërkim dhe babai i Arjan Telhallarit! Pas konfliktit me 27-vjeçarin, i riu u rikthye me të atin me armë! Si ndodhi ngjarja

Pas Arjan Telhallarit është shpallur në kërkim dhe babai i tij, të cilët një ditë më parë në zonën e Ali Demit kanë konfliktuar me një 27-vjeçar.

“Shpallën në kërkim shtetasit L. T., 24 vjeç dhe A. T., 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e djeshme, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin A. T., i cili dyshohet se ka patur armë me vete.

Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë. Punohet për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave”, njofton policia.

“”