Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili ishte në kërkim për disa vjedhje në Tiranë.

Sipas policisë, dyshohet se i riu gjatë muajve janar, shkurt dhe prill 2024, ka vjedhur në vende të ndryshme, 3 celularë, 2 portofola, aksesorë të një automjeti dhe produkte të ndryshme në një dyqan, si dhe i ka marrë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last time”.

I shpallur në kërkim si autor i dyshuar i disa vjedhjeve, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 28-vjeçari.

Dokumentohen 7 raste të vjedhjes, të kryera nga ky shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të kallëzimeve të bëra nga qytetarë të ndryshëm, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Last time”.

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim N. D., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve janar, shkurt dhe prill 2024, ka vjedhur në vende të ndryshme, 3 celularë, 2 portofola, aksesorë të një automjeti dhe produkte të ndryshme në një dyqan, si dhe i ka marrë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko