Skip to content

Tiranë/ Vidhet xhamia tek rruga ‘Siri Kodra’, policia nis hetimet për identifikimin e autorit

1745136114 policiarrugore

Një vjedhje është bërë në një xhami rrugën Siri Kodra në Tiranë, nga ku është vjedhur një shumë parash. Personi me inicialet E. J., 28 vjeç, ka kallëzuar pranë Policisë së Tiranës se në objektin e kultit ku ai shërben si klerik, është kryer një vjedhje e shumës së parave, të dhuruara nga besimtarët. 

Tiranë-Një vjedhje është bërë në një xhami rrugën Siri Kodra në Tiranë, nga ku është vjedhur një shumë parash.

Personi me inicialet E. J., 28 vjeç, ka kallëzuar pranë Policisë së Tiranës se në objektin e kultit ku ai shërben si klerik, është kryer një vjedhje e shumës së parave, të dhuruara nga besimtarët.

Njoftimi i policisë

‘Më datë 29.04.2025, kallëzoi shtetasi E. J., 28 vjeç, se në objektin e kultit ku shërben, është vjedhur një shumë parash, e dhuruar nga besimtarë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes’, thuhet në njoftim.