Skip to content

Shpërthimi me tritol në Elbasan, sekuestrohen kamerat e zonës! Çfarë u zbulua nga pamjet filmike

 

Policia ka sekuestruar pamje filmike te rrugës dhe bizneseve të zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol në Elbasan pranë në kryqëzimi të rrugës që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani ” me bllokun e banimit pranë rrjedhës së Zaranikës.

Nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plase është vendosur nga një burrë i cili ka qarkulluar gjatë mbrëmjes disa herë para hyrjes së apartamentit të katit të parë të pallatit ku ndodhi shpërthimi.

Nga këqyrja paraprake e pamjes së personit që ka përdorur lëndën plasëse shpresohet të bëhet identifikimi i tij i shpejtë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“”