Kreu i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar nga Belshi se 100 ditët e para të qeverisjes së tij, do të kenë “betejën më të ashpër me të këqijat që kanë zënë vendin”.
Berisha tha se projekti i PD-së ka dy qëllime madhore, “së pari t’ju kthejë paratë juve, t’ju kthejë taksat në rroga pensione, mbështetje, shërbime dhe infrastrukturë.”
Ndër të tjera u shpreh se programi i 100 ditëve të parë do të nxjerrë Shqipërinë nga mjerimi.
“Projekti ynë ka dy qëllime më madhore, së pari t’ju kthejë paratë juve, t’ju kthejë taksat në rroga pensione, mbështetje, shërbime dhe infrastrukturë.
Së dyti, një mundësi të re për secilin prej jush. Këtë mënyrë jemi të sigurt se ecim drejt Dumresë Madhështore, Shqipërisë Madhështore.
Ne në 100 ditët e para, betejën më të egër më të këqijat që kanë zënë vendin ne do ta kemi 100 ditët e parë. Zotohem para jush se do të vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar. 200 euro pensionin për ata që e kanë nën 200 euro.
200 euro do të marrë çdo qytetar i papunë dhe me ndihmë ekonomike, çdo student me bursë dhe çdo fëmijë që jeton në familje me një prind, çdo jetim.
Në këtë mënyrë nxjerrin jashtë varfërisë ekstreme. Përjashtojmë nga Shqipëria mjerimin”, tha Berisha.