Skip to content

Barnier: “të hapur” për marrëdhëniet e ardhshme të Bashkimit Evropian dhe Londrës

barnier epa 2

Kryenegociatori i BE-së për Brexit, Mishel Barnier, tha se ai ishte “i hapur” për të ndryshuar dokumentin mbi marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë e Madhe nëse kryeministrja Terese May dhe Partia e Laburiste e opozitës arrijnë një marrëveshje mes tyre.

“Teksti prej 26 faqesh ku përshkruhen marrëdhëniet e ardhshme mund të përmirësohet. E gjitha varet nga May dhe Corbyn”, tha Barnier.

“Shpresoj se bisedimet ndërmjet tyre të japin fryte. Çdo gjë është e mundur”, shtoi ai.

Kur është fjala për mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, “ne jemi të hapur”, tha ai, sepse “dokumenti prej 26 faqesh mund të korrigjohet, plotësohet, të përmirësuar.”