Kandidati për deputet i koalicionit “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Salvador Kaçaj, foli sot në emisionin “Log” në News 24 për fushatën elektorale të PD-së.
Kaçaj tha se në krahasim me PS, ekipi i PD është një ekip kompakt që i ka qëllimet e qarta.
“Qëllimi ynë është një dhe i vetëm, të largojmë banditin Edi Rama”, tha Kaçaj në studion e Log.
Salvador Kaçaj: Ne jemi ekip kompakt, jemi ekpi që merremi vesh me njëri tjetrin, jemi një ekip që nuk kemi asnjë keqkuptim dhe kemi vetëm një qëllim që më 11 maj të votohet numri 1, të fitojë PD dhe koalicioni ASHM. Qëllimi ynë është një dhe i vetëm, të largojmë banditin Edi Rama. Të tjerat janë gjitha gënjeshtra dhe mashtrime…socialistët nuk kanë program, nuk kanë projekt.