I shumëkërkuari nga drejtësia, Florenc Çapja do të ekstradohet pasditen e sotme nga Dubai drejt vendit tonë. I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 16:00.
Blutë informuan se “Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan”.
“Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan.
Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas”, njoftoi policia.
Florenc Çapja, i cilli njihet si kundërshtar i Suel Çelës, është dënuar me vendim të Apelit të GJKKO, me burgim të përjetshëm për veprat penale si “vrasje në rrethana të tjera cilësues”, “grup të strukturuar kriminal”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.
Ai u dënua për vrasjen e baba e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, krim i ndodhur në vitin 2012 në Elbasan. Ndërsa akuzohet se porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të Qazim Sejdinit.
VENDIMI I APELIT TË GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit, me një vendim të datës 15 Nëntor 2023, ka lënë në fuqi vendimin e 19 Prillit të atij vitit të GJKKO-së për dënimin me burgim të përjetshëm Ardian dhe Florenc Çapjan, si dhe Olsi Lekun të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit.
Ndërsa është dënuar me 15 vite burg, Ervis Bardhi, 25 vite burg për Klajdi Dekollin, si dhe 25 vite burg për Etjen Canin.
Vendimi është marrë ditën e sotme (e mërkurë, 15 Nëntor), nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja, Igerta Hysi dhe Miliana Muça.
Sipas Apelit të GJKKO, Ardian Çapja dënohet për veprat penale si “vrasje në rrethana të tjera cilësues”, “grup të strukturuar kriminal”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.
Për të njëjtat vepra penale, do të vuaj dënimin me burgim të përjetshëm edhe shtetasi Florenc Çapja si Olsi Leku.
Ndërsa anëtarët e tjerë të bandës, duke përfshirë këtu, Ervis Bardhin, Klajdi Dekolli dhe Etjen Canin, do të dënohen me 15 deri në 25 vite burg për veprën penale, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” si dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Pas hetimit kërkohet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të armëve të zjarrit, të sekuestruara gjatë kontrolleve, të tipit kallashnikov, radio marrëset, përgjime telefonike, ambientale, CD, etj.
Njoftimi i Apelit të GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 15.11.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 53 akti, datë 14.09.2023, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit A.Ç., E.B., K.D., E.C., F.Ç., O.L., si dhe ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 24, datë 19.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri A.Ç. (alias Ç.) dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin A.Ç. (alias Ç.) do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri F.Ç. (alias Ç.), dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin F.Ç. (alias Ç.), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit O.L. (alias J.L., alias G.L.), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit O.L. (alias J.K., alias G.L.), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit O.L. (alias J.K., alias G.L.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri O.L. (alias J.K., alias G.L.) dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin O.L. (alias J.K., alias G.L.), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B., për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe të nenit 37/a pika 4 të Kodit të Procedurës Penale dhe dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B., për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri E.B. dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin E.B. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit K.D., për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit K.D., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri K.D. dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin K.D. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.C. (alias Ç), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.C. (alias Ç), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri E.C. (alias Ç), dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin E.C. (alias Ç), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Lidhur me provat materiale, sipas Urdhër (Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit) të lëshuar në datë 17.06.2021, nga prokurori Behar Dibra, si dhe sipas akteve që ndodhen në fashikullin e gjykimit, në respektim të nenit 36 të Kodit Penal dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale, disponohet si më poshtë:
Të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit:
– Arma e zjarrit me numër 14224314, armë zjarri kallashnikov i kalibrit 7,62 mm x 39 mm, e fabrikuar dhe e prodhimit standard luftarak; 60 (gjashtëdhjetë) copë fishekë luftarak të fabrikuar, të kalibrit 7,62 mm x 39 mm, si dhe bajoneta;
– Radiot marrëse – dhënëse të sekuestruara.
Të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit:
– CD të përgjimeve telefonike, përgjimeve ambientale, CD me foto dhe CD të akteve të ekspertimit, gjithsej 111 (njëqind e njëmbëdhjetë) copë.
Të asgjësohen/të zhduken:
– Automjeti “Mercedes Benz”, Daimler Chrysler E Class, katër fenerësh, i djegur plotësisht dhe me targa me mbishkrimin {…} (të fundit të vjedhura automjetit të shtetasit K.A.);
– dy targat {…};
– dokumentacioni: leje qarkullimi e shtetasit E.M., për automjetin autoveturë “Mercedes Benz”, {…}, ngjyrë e zezë, me nr. shasie {…}, çertifikatë e kontrollit fizik lëshuar në emër të E.B., për mjetin me targë {…}, procesverbal i konstatimit të shkeljes nr. {…}, datë 20.11.2012, Kontratë Shitblerje Pasuri e Paluajtshme bashkëlidhur.
Shpenzimet procedurale të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe shpenzimet gjyqësore, në vlerën përkatëse, sipas procesverbalit bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 24, datë 19.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Shpenzimet gjyqësore për gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht.
******
Arrestimi në Dubai në vitin 2022 dhe refuzimi i ekstradimit
Gjykata e Apelit në Dubai, me një vendim në shkurt të vitit 2022, rrëzoi kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e të shumëkërkuarit Florenc Çapja për vrasje të dyfishtë.
Autoritetet shqiptare paraqitën kërkesën në fillim të vitit 2021 për ekstradimin e tij me akuzën e vrasjes, armëmbajtjes pa leje si dhe pjesëmarrës në krimin e organizuar.
Avokatja e tij, Awatif Mohammed, shpjegoi në atë kohë kërkesa ishte refuzuar sepse Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria nuk kishin një marrëveshje ekstradimi dhe se Çapja sipas saj, nuk ishte në Shqipëri kur është kryer krimi për të cilin akuzohet.
Hetuesit shqiptarë, në atë kohë, në kërkesën e tyre drejtuar autoriteteve të Dubait theksuan se Florenc Çapja, në vitin 2012 kishte paguar dy vrasës me një shumë prej 50,000 eurosh për të vrarë Nezir dhe Gentian Beqirin. Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.
Policia e Dubait e arrestoi në vitin 2021 dhe 44-vjeçari u mbajt në paraburgim kur zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait më 31 maj të atij viti, por i mohoi të gjitha akuzat.
Avokatja shpjegoi gjithashtu se për lirimin e tij gruaja e Florencit kishte paguar 200,000 Dhah, (monedha e Dubait) ose rreth 55 mijë dollarë, dy muaj pas arrestimit. Megjithatë, çështja e tij vijonte të ishte pjesë e hetimit, shkruan The National News.
“Klienti im u ndalua për gati 60 ditë. Të dhënat vërtetuan se ai ishte në Maqedoni kur krimi u krye në Shqipëri”, u shpreh avokatja.
Nga ana e tij, vetë Florenc Çapja, i tha gjykatës se akuzat dhe kërkesa për ekstradim kishin për qëllim dëmtimin e reputacionit të familjes së tij, e cila ishte pjesë e garës së zgjedhjeve në Shqipëri.
“Një nga familja e tij kandidoi në zgjedhjet elektorale në Shqipëri dhe klienti im beson se kërkesa për ekstradim për vrasjen që nuk e ka kryer, është një përpjekje për të shtrembëruar dhe dëmtuar reputacionin e familjes së tij dhe për të ndikuar në opinionin publik” tha avokatja Mohammed.
Kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në janar 2025 konfiskimin e pasurive të Florenc Çapja, i cili akuzohet edhe se porositi vrasjen Sokol Sanxhaktarit, e dhëndrit të Qazim Sejdinit pasi dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti i tij kriminal.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë më 09.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.6 të vitit 2022.
Ky procedim pasuror u rregjistrua në bazë të hetimit penal në ngarkim të shtetasit Florenc Çapia, i dyshuar për veprat penale:“Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal.
Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr.70/2017 janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë* e luajtshme dhe të paluajtshme të subjektit Florenc Çapia dhe personave të lidhur me të.
Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i aktivitetit kriminal të subjektit Florenc Çapia.
Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:
Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, me adresë Udenisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit Ferit Muça.
Pasuria e llojit ndërtesë ekonomiko-sociale, një kat, me sipërfaqe trualli 36.2 m2 , sipërfaqe ndërtese, 25.73 m2 , me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).
Pasuria e llojit arë +truall +ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2, sipërfaqe ndërtese 214 m2, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia (babai dhe nëna e shtetasit Florenc Çapia).
Pasuria e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2, sipërfaqe ndërtese 293.8 m2. Godine banimi 2 kate + 1 kat nëntokë, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).
Pasuria e llojit Truall + Ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2, sipërfaqe ndërtese social- ekonomike, 1 kat 120 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Bledar Mefail Muça.
Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 720 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.
Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 764 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.
Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.
Automjeti tip autoveturë, Marka Audi, Tipi 4E, Modeli A8, viti i prodhimit 2008.
Subjekti “Fejzulla Çapia” (P.F) me NIPT L53322244G, me objekt aktiviteti “Lavazh Bar-Kafe”, me adresë lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan
******
DËSHMIA E KILLERIT
Dëshmitë e Henrik Hoxhajt dhe Nuredin Dumanit kanë hedhur dritë mbi një tjetër atentat që ata do të kryenin për llogari të grupeve kriminale ku shënjestër do të ishte dhëndri i ish kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari i cili aktualisht ndodhet pas hekurave.
Dumani i ka thënë grupit hetimor se vrasja e tij i është kërkuar nga Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri të cilët kanë ofruar një shumë parash prej 200 mijë eurosh për “kokën” e Sanxhaktarit, pasi sipas tij ai kishte lidhur me Suel Çelën.
Nga ana tjetër Henrik Hoxhaj i konsideruar si ushtari i Dumanit është shprehur se për këtë “kontratë” vdekje që nuk u finalizua ka biseduar me vetë Dumanin ditën kur ndodheshin te shtëpia e tij, para se vrasjes së vëllezërve Haxhia në Durrës.
Hoxhaj u tha hetuesve se takimi me Bledar Muçën nuk u realizua dot pasi në atë kohë u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia. Ai shprehet se vrasjen kishte marrë përsipër ta kryente vetë pasi nuk donte që paratë të ndaheshin me persona të tjerë, ndërkohë që një bashkëpunëtor i tretë do të kishte rolin e shoferit dhe vëzhguesit të lëvizjeve të Sokol Sanxhaktarit.
Aktualisht Sokol Sanxhaktari ndodhet në burg për vrasjen e shokut të tij me sende të forta në një lokal në Elbasan, ndërsa një nga porositësit e vrasjes së tij Bledar Muça u vra në fillim të këtij viti në Belgjikë.
Pjesë nga dosja “Plumbi i artë” e siguruar nga Panorama.al
Lidhur me faktin penal të sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari.
13.1 Lidhur me këtë fakt janë marrë deklarimet e shtetasit Nuredin Dumani i cili ka shpjeguar se i është kërkuar nga shtetasit Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri, që të godiste shtetasin Sokol Sanxhaktari për një shumë prej 200,000 euro, pasi ai ishte lidhje e Suel Çelës. Në lidhje me këtë fakt penal bashkëpunëtori i drejtësisë Henrik Hoxhaj i cili ndër të tjera ka shpjeguar se: Në lidhje me shtetasin Sokol Sanxhaktari unë kam biseduar me Nuredinin në kohën kur ishim tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia. Gjatë një bisede Nuredini më tha se kishte marrë një ofertë për vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari që ishte dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi.
Takimi me Bledin nuk u realizua pasi u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia. Në lidhje me përgatitjen për vrasjen e Sokolit, Nuredini kishte çuar njerëz për të marrë informacion mbi lëvizjet e tij dhe kishte mësuar se Sokoli dilte në mëngjes ose mbasdite i shoqëruar nga një person i armatosur, me makinë që të dy. Për ta takuar Bled Muçën do shkonim të dy kurse për ta bërë punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro. Kjo shumë më është thënë mua nga ana e Nuredinit. Nuk e di arsyen se përse do të kryhej vrasja. Unë nuk kam kryer asnjë takim me asnjë person përveç se me Nuredinin.
13.2 Prokuroria në kërkesën e paraqitur arsyeton se: Tërësia e këtyre provave krijon dyshimin se shtetasit Nuredin Dumani, Florenc Çapja, Eljo Bitri, Vis Korçari dhe Bledar Muça (aktualisht i vdekur), kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal.