Sali Berisha, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral të Vlorës, të cilët i ka falënderuar për punën e bërë gjatë fushatës, por edhe u ka lënë porositë për 8 ditët e fundit të mbetura para 11 majit.

“Doja t’ju falënderoj shumë për punën shumë që keni bërë. Por, këto 8 ditë që kanë mbetur do t’u kërkoja të ishte java e jetës suaj, në kuptimin e përqendrimit të çdo lloji përpjekjeje që mund të bëni, të takojmë sa më shumë njerëz”, u ka thënë Berisha, teksa vuri theksin se takimet me njerëzit dhe programi janë forca e tyre.

Ndër të tjera, hodhi akuza edhe ndaj Ramës duke thënë se bën populizëm me figurisa si Zegjineja e Roskovecit apo me Lambourgninin e Noizyt.

“Është një fushatë, me të cilën ky, përpiqet që të zhvlerësojë programin në hapësirën komunikative. Është programi me premtime në njërën anë, janë batutat, janë banalitetet e tij në anën tjetër.

Dhe kjo është e njohur, nuk është se nuk është e njohur. Dhe ai, me këto mendon se, duke nxjerrë këtë Noizin, dhe thoshte: ja, ka Lamborghini.

Me gjëra të tilla mendojnë se, mund të largojnë mendjen e njerëzve dhe të thotë: politika kështu është, kështu e kanë dhe këto zgjedhje, nuk ka rëndësi.

E ka këtë gjë.

Ne, do të insistojmë te programi, se rruga e ndershme, rruga serioze, rruga qytetare, është programi.

Kërkoni prapë debat, por nuk i le ai kandidatët e vet, se ai është diktator. Nuk i le të vijnë në debat me ju, dhe kë popullarizon? Zegjinenë. Zegjine quhet ajo e Roskovecit?

Popullarizohet ajo pisketë, që çfarë thotë ajo? O gango. Që fare mirë mund t’i thuash: Zegjineja në majë të Thanës, por nuk hyjmë në ato fjalë ne, po ne kemi programin”, tha kreu i PD.

Berisha: Doja t’ju takoj. Doja t’ju falënderoj shumë për punën shumë që keni bërë. Por, këto 8 ditë që kanë mbetur do t’u kërkoja të ishte java e jetës suaj, në kuptimin e përqendrimit të çdo lloji përpjekjeje që mund të bëni, të takojmë sa më shumë njerëz.

Të mos mendojmë se pse e dëgjojnë programin, e besojnë menjëherë. Po t’i takojmë, shanset e besimit të programit janë shumë më të mëdha. Televizioni gjithnjë është i akullt, është i ftohtë.

Kështu e kanë politikanët, thonë.

Çfarë tregoi fushata e Donad Trump?

Fushata e Donald Trump pati si risi, se aty lindin risitë. Zakonisht, risitë lindin në fushatat presidenciale amerikane. Sepse, janë një komb 350 milionë, me ekipe shumë të mëdha mobilizuese, studimore, etj., me radhë.

Në këtë fushatë, ajo që fitoi ishte takimi me njerëzit. Në këtë fushatë u konstatua se, nëpërmjet takimit mund të ndryshojë mendja e 1/3 së atyre që takon, ç’ka është gjë e jashtëzakonshme.

Ne, kemi një program të shkëlqyer.

Unë e thashë dhe në Fier. Më thoshte një demokrat: si t’ja bëj, unë jam martuar këtu në Fier?

Po këta, njerëzit gruas thonë, nuk votojmë ne për demokratët, dhe më thuaj pak çfarë t’u them, pse të na votojmë?

Dhe unë u fola në shesh për këtë.

Në kemi programin. Programi është për të gjithë, nuk është për ne.

Programi ynë është për çdo pensionistë, programi ynë është për çdo biznesmen, për çdo fermer, për çdo prind, për çdo nënë, për çdo motër. Është program që krijon një epokë të re. Ndan Shqipërinë nga një diktaturë.

Ky tani, çfarë bën? Bën një fushatë më përçmuese për qytetarët. Një, kjo.

Është një fushatë, me të cilën ky, përpiqet që të zhvlerësojë programin në hapësirën komunikative. Është programi me premtime në njërën anë, janë batutat, janë banalitetet e tij në anën tjetër.

Dhe kjo është e njohur, nuk është se nuk është e njohur. Dhe ai, me këto mendon se, duke nxjerrë këtë Noizin, dhe thoshte: ja, ka Lamborghini.

Me gjëra të tilla mendojnë se, mund të largojnë mendjen e njerëzve dhe të thotë: politika kështu është, kështu e kanë dhe këto zgjedhje, nuk ka rëndësi.

E ka këtë gjë.

Ne, do të insistojmë te programi, se rruga e ndershme, rruga serioze, rruga qytetare, është programi.

Kërkoni prapë debat, por nuk i le ai kandidatët e vet, se ai është diktator. Nuk i le të vijnë në debat me ju, dhe kë popullarizon? Zegjinenë. Zegjine quhet ajo e Roskovecit?

Popullarizohet ajo pisketë, që çfarë thotë ajo? O gango. Që fare mirë mund t’i thuash: Zegjineja në majë të Thanës, por nuk hyjmë në ato fjalë ne, po ne kemi programin.

Po ai, si e si të zhvlerësojë para shqiptarëve së pari, faktin që ka vjedhur në mënyrë të tmerrshme dhe i ka me një pension mizerabël. I ka lënë fermerët me një subvencion 5 herë pak se sa në Maqedoni, se sa në Serbi.

Se vjedh. Ndërton rrugën 10 herë më të shtrenjtë, ndërton shkollën me çmim 10 herë më të shtrenjtë. Ndaj dhe thotë, jo, se këto janë për ndërtime, janë për punë publike.

Ndaj dhe, forca e këtij programi përcaktohet nga takimet që bëjmë. Sa më shumë takime, me cilindo, nuk ka rëndësi.

Takojmë 10, 3 kthehen, 3 kthejnë mendimin. Dhe të synojmë më shumë elektoratin, të mos themi është elektorati i tyre.

Tani, merr lumin e Vlorës. Ai po e shdnërron në shkretëtirë lumin e Vlorës, mor zotëri.

Ka një përcaktim në natyrë, në fiziologji, në biokimi. Uji është jeta, për definicion.

Uji është jeta, ti ua merr ujin atyre. Si mund t’ua marrësh ujin. Uji është jeta e tyre. Është Vada, është ujësjellësi, e të gjitha këto.

Ne duhet të shkojmë aty, shtëpi për shtëpi, t’u themi atyre. Duhet të bëjmë një punë shumë të madhe.

Unë Bujar të përgëzoj për këtë botim shumë të mirë që ke bërë dhe të uroj për promovimin që u bëni librave. Edhe për Vilsonin, i cili ka disa nga poezitë më të bukurat në letërsinë shqipte dhe botërore. Edhe Genc Leka. Edhe, shumë shumë mirë që i bën. Uroj që geni i Ali Asllanit të nxjerrë koka të ardhshme në poezi. Ai është një poet i mrekullueshëm.

Fitore!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko