Kryeministri Edi Rama,  në vijim të mbylljes së turit elektoral për garën e 11 majit, nuk kurseu ironitë dhe akuzat në drejtim të Partisë Demokratike dhe procesit të primareve, ku sipas tij “ata që kryesuan, u hëngrën nga bufi”.

“Fitoj primaret në Tiranë ai i Kavajës, ku është? E hëngri bufi! Iku! Vlora, e njëjta histori. Saranda, kryetarja e PD fitoi, ku është? E hëngri bufi, çuan një kukumjaçkë nga Tirana”, tha Rama.

Rama ironizoi dhe demokratin Dash Sula, të cilin e clësoi si “gjeli i detit i Peqinit”. “Ai të paktën del në televizor, se bufi nuk e ha dot, është gjel deti, jo zog kënete”, u shpreh Rama.

Kryeministri nuk kurse as drejtuesin politik të PD-së në Shkodër, Luçjano Boçin, ndërsa tha: “këtu është Luçjano, e çfarë do bëj ky, Shkodrën Madhështore. Shkodrën madhështore me Luçjano Pavarotin nga Elbasani.”

 

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët e Shkodrës, Rama u shpreh: “Shpresoj që qytetarët të rrinë në shtëpi minimumi, të mos shkojnë fare të votojnë, që të mos ju vijë nesër turp nga vetja.”

Rama: Fitoj Primaret e të gjithë Tiranës ai i Kavajës, ku është? E hëngri bufi! Iku! Vlora, e njëjta histori. Saranda, kryetarja e PD në Sarandë fitoj primaret, ku është? E hëngri bufi, çoj një kukumjashtë nga Tirana. Dash Sula, gjeli i detit e Peqinit. Gjeli i detit fitoj primaret absolut, ku është?

Ai të paktën del në televizor, se bufi nuk e ha do atë se është gjel deti jo zog kënete. Dhe e tha ai “unë jam gjel, shtyp fort”. Edhe këtu është Luçjano, e çfarë do bëj ky, Shkodrën Madhështore. Shkodrën madhështore me Luçjano Pavarotin nga Elbasani. Shpresoj që qytetarët e Shkodrës, të rrinë në shtëpi minimumi, e të mos shkojnë fare të votojnë, të mos u vij nesër turp nga vetja.

Se këtë pasaportën evropian do ua japim ne, si Shkodrën që ua mori bufi, që mbeti e fundit, për turp. Dhe që një herë i besuan këtij budallës këtu (për veten e tij) bashkë me Benetin, nga të pakta mbetje të riciklueshme të PD, dhe ja ku jemi sot….

Që kur unë kërkoja lirimin e të burosurve politikë, bufi thoshte që ky do të nxjerrë llumin e shoqërisë nga burgu. Po rezidencën e komunitetit Mysliman kush ja dha? Stadiumin kush ja bëri Shkodrës, a është Vllaznia një nga krenaritë?

Po teatrin Migjeni, kush i shpëtoi nga korenti aktorët? Hyje në Shkodër sikur hyje në Afganistan, ca ndërtime të tmerrshme që kam prishur unë tek Lana. Hyrja e Shkodrës ishin Lana e 2000-shit, sepse kaq është vizioni i kënetës. Si mundet të diskutojmë për këto në vitin 2025 kur ne jemi ulur në tavolinë me BE-në?

U deshën 10 vite përpjekje që ndërkombëtarët kur të na shohin të rrijnë drejt dhe të flasin me respekt, vlerësim dhe besim për ne. gjithë Europa zbret në 16 maj, nuk është parë ndonjëherë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko