Policia ka nisur hetimet, për të zbardhur shkaqet që e çuan gruan drejt aktit të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një 57-vjeçare ka ndërruar jetë.
Mësohet se gruaja është dërguar në spital nga familjarët, pasi raportohet se kishte konsumuar medikamente, në gjendje të rënduar psikologjike. Sipas policisë, ajo ka qenë pa shenja jetë kur ka mbërritur në spital.
Policia ka nisur hetimet, për të zbardhur shkaqet që e çuan gruan drejt aktit të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:45, në Spitalin e Vlorës është sjellë nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja Sh. L., 57 vjeçe, e cila dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar disa medikamente në banesën e saj, në fshatin Trevllazër, Vlorë.
