Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me shoqërimin në komisariat të kandidatit demokrat për deputet në Fier, Fatjon Semanjaku.

Përmes një deklarate, Bardhi e cilëson shoqërimin e kandidatit demokrat si akt të paprecedent me qëllim intimidimin e opozitës në javën vendimtare të zgjedhjeve.

Lexo edhe: FOTO LAJM/ Pamjet nga momenti kur kandidati demokrat shoqërohet në komisariat nga efektivët! Si ndodhi përplasja me policët e bashkisë!

Gazment Bardhi: Dënoj me forcë shoqërimin me dhunë nga policia e shtetit të kandidatit për deputet të PD-AMSH, zotit Fatjon Semanjaku. Ky akt i paprecedent i policisë së shtetit është qartazi një pengim i kandidatëve dhe subjekteve zgjedhore për të bërë të qenë fushatën në mënyrën dhe formën e tyre.

Kandidati Semanjaku është penguar fillimisht nga banditë me uniformë të të korruptuarit në krye të bashkisë, Armando Subashi, që të ushtrojë veprimtarinë e tij elektorale përmes stendave që janë forma më demokratike e komunikimit me qytetarët…Ky akt përbën një tejkalim të pashembullt të ndarjes mes shtetit dhe partisë.

Ka vetëm një qëllim të intimidojë kandidatët e opozitës në javën e fundit dhe vendimtare të zgjedhjeve të 11 majit. E vërteta është që asnjë nga kandidatët e PD në Fier as nuk intimidohet as nuk impresionohet nga shkelja e ligjit nga ana e punonjësve të policisë së shtetit.

Sot dua ti jap një paralajmërim të prerë drejtuesve të policisë në qarkun e Fierit, në mënyrë të përsëritur keni provokuar kandidatët për deputetët të opozitës, ne kemi të dhëna që jeni të përfshirë në fushatë direkt në fushatë për llogari të një të korruptuare si Belinda Balluku.

Lexo edhe: Kandidati demokrat u shoqërua në komisariat! Reagon policia: Efektivët parandaluan përshkallëzimin e konfliktit, ja çfarë ndodhi!

Kujtojmë se kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Fatjon Semanjaku, u shoqërua sot në komisariat nga forcat e Policisë.

Burime për News 24 bëjnë me dije se kandidati demokrat u shoqërua në komisariat pas një përplasjeje me punonjës të policisë bashkiake në qendër të qytetit.

Mësohet se ngjarja ndodhi kur Semanjaku kundërshtoi heqjen e një banderole elektorale të vendosur nga strukturat e PD.

Raportohet se gjatë përplasjes me policinë, Fatjon Semanjaku akuzoi bashkinë për pengim të fushatës.

Sakaq pas disa minutash, kandidati demokrat mësohet se është lënë i lirë.

Partia Demokratike e cilësoi ngjarjen si një veprim me motive politike dhe një tjetër dëshmi të presionit që, sipas saj, po ushtrohet ndaj opozitës në fushatë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko