Marrë nga Dr. Alket Koroshi, mjek nefrolog
Një meta-analizë e kohëve të fundit zbuloi pakesim të konsiderueshëm të rrezikut prej afro 13% të sëmundjeve kronike të veshkave në ata që e pinë kafen, krahasuar me ata që nuk pinë kafe.
Konsumi i kafesë shoqërohet me një zvogëlim të rrezikut të sëmundjes kronike në veshkat. Këtë pra e konfirmoi një rishikim sistematik i studimeve kohët e fundit.
Meta-analiza (rivleresimi) i të dhënave të grumbulluara nga 4 studime në grupe me gjithsej 25.849 pjesëmarrës zbuluan se ata që e pinë kafen kishin një pakësim konsiderueshem të incidencës së sëmundjes kronike të veshkave CKD në krahasim me jo-pirësit.
Studimet e bëra treguan se ishte pikërisht kafeja që shkaktonte ulje të rrezikut për sëmundje te veshkave. Sidoqoftë, mekanizmat e saktë që mund të çojnë në efektin mbrojtës të kafesë per veshkat nuk dihen me siguri dhe nevojiten kerkime të mëtejshme.
Shpjegimi më i besueshëm lidhet me efektet anti-oksiduese të kafesë, pasi dëmtimi aterosklerotik i veshkave është ndër mekanizmat më të zakonshëm e kryesore në patogjenezën e semundjeve kronike te veshkave . Studimet in vitro dhe klinike kanë demonstruar që kafeina ka efekte anti-oksiduese dhe anti-inflamatore që mund të zvogëlojnë stresin oksidativ.