Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbajti sot një deklaratë për mediat, nga ku foli për situatën sipas tij alarmante në qelitë e paraburgimeve të vendit tonë.

Blushi tha se me fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj,  do të rishikohet Kodin Penal, në përputhje me standardet europiane.

Blushi tha se me amnistinë penale pas 11 Majit, qindra të paraburgosur, do të hetohen në liri, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë shtetit represiv, sipas tij,.

“Ne do të miratojë një plan amnistie, ku do të përfshihen një kategori e gjerë veprash penale, por edhe për personat që kanë vuajtur burgime të gjata dhe që rehabilitimi i tyre tashmë është arritur.

Numri tepër i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon hapur abuzimin me paraburgimin, që përdoret si mjet penal përpara se të ketë vendim gjykate, gjë që e bën inekzistent parimin e pafajësisë deri sa të provohet faji”, tha Blushi.

Tedi Blushi: Partia e Lirisë denoncon me forcë situatën dramatike në burgjet shqiptare, ku abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane.

Gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë.

Nëse mesatarja në vendet e Bashkimit Europian, është 22–25% e totalit të popullsisë në burgje, në Shqipëri, kjo mesatare është gati 3 herë më e lartë, duke sjellë një mbipopullim të theksuar dhe kushte skandaloze.

Numri ekstremisht i lartë i të paraburgosurve, është një nga treguesit më demaskues të regjimit policor dhe arbitrar të Edi Ramës, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe standardeve europiane të drejtësisë.

Ky fakt konstatohet edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, Amnesty International, dhe vetë raportimet e Avokatit të Popullit në Shqipëri, denoncojnë mbipopullimin e burgjeve, kushtet çnjerëzore sidomos për të paraburgosurit, mungesën e kujdesit shëndetësor, dhunën, abuzimin dhe keqtrajtimin fizik, si dhe mungesën e aktiviteteve rehabilituese.

Numri tepër i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon hapur abuzimin me paraburgimin, që përdoret si mjet penal përpara se të ketë vendim gjykate, gjë që e bën inekzistent parimin e pafajësisë deri sa të provohet faji.

Jo vetëm qytetarët në paraburgim dhe ata që vuajnë dënime penale, por edhe vetë punonjësit e burgjeve rezultojnë të jenë viktima të një diskriminimi dhe keqtrajtimi shtetëror.

Niveli i pagave është shumë i ulët dhe punonjësit që nisin punën në këtë institucion paguhen pothuajse në kufijtë e pagës minimale.

Punonjësit e burgjeve uniformën e punës e blejnë me shpenzimet e tyre, ndërkohë që shteti nuk u mbulon as shpenzimet e udhëtimit, pa folur për orët shtesë apo përmirësimin e kushteve të jetesës.

Për këto arsye por edhe të tjera në vitin 2024 dhanë dorëheqjen nga policia e burgjeve rreth 1500 policë, të cilët sot rezultojnë të papunë apo në kushte tepër të vështira ekonomike.

Vetëm duke votuar për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, Shqipëria do të përmbushi standardet europiane të të drejtave të njeriut dhe do të garantojë një sistem të drejtë dhe human të drejtësisë penale.

Me fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj, ne do të rishikojmë Kodin Penal, në përputhje me standardet europiane dhe qindra të paraburgosur, do të hetohen në liri, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë shtetit represiv.

Ne do të miratojë një plan amnistie, ku do të përfshihen një kategori e gjerë veprash penale, por edhe për personat që kanë vuajtur burgime të gjata dhe që rehabilitimi i tyre tashmë është arritur.

Nuk do ketë më zvarritje të proceseve hetimore dhe gjyqësore.

Ndërkohë në burgje, me prioritet, do të vijnë kriminelët elektoralë, që nga ata të dosjes që fle të Dibrës dhe deri te këta të zgjedhjeve të 11 Majit

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko