Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një akuzë të re Ajola Xoxës, e cila u paraqit në organin e akuzës paraditen e sotme rreth orës 10:45.
Raportohet se prokurorët e posaçëm i kanë komunikuar bashkëshortes së Erion Veliajt akuzën e fshehjes së të ardhurave.
Ajola Xoxa u paraqit në SPAK pasi u thirr për t’u marrë në pyetje, ndërsa qëndroi aty për gati 2 orë.
Gjithashtu, ajo është nën hetim për akuzat:
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë)
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.