Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Burreli sulmoi Blendi Klosin, drejtuesin politik të PS në Dibër duke e quajtur atë bixhozxhi.
Berisha iu drejtua kryeministrit Rama duke i thene se je i pashpresë, ndërsaa theksoi se “ke futur si veten Agron Malajn, ke futur si veten Lubi Ballukun”.
“Ke sjellë kryebixhozxhiun e Shqipërisë, Blendi Klosin. Udhëheqësi i tij në Dibër njeri që lot bixhoz me apartamente. Rraca juaj do ketë vendin aty ku e meriton”, tha Berisha.
Pjese nga fjala e Berishes
Të garantoj se shpallja jote në Valencia nga 82 parti politike më të fuqishmet e Europës, nga udhëheqja politike kryesore e Europës, partia e kancelarit Merz, e presidentes Von der Leyen, e 14 kryeministrave, shpallja jote si armik i votës së lirë të shqiptarëve, shpallja jote si njeri që kërkon të shtypësh pluralizmin dhe opozitën, shpallja jote si pushtetar që qeveris me krimin, nuk do të ndahen kurrë në jetën tënde.
Ky është rrethi i kuq, ndaj dhe je i pashpresë.
Ke futur si veten Agron Malajn, Belinda Ballukun, ke prurë kryebixhozxhiun e vendit, Blendi Klosin…
Udhëheqësi i tij në Dibër, njeriu që loz bixhoz me apartamente.
Raca juaj do ketë vendin atje ku e meriton.
Të dashur miq, Edi Rama gënjeu shqiptarët për 12 vite.
Ai premtoi shëndetësinë falas, premtoi 300 mijë vende pune, premtoi 24 orë ujë të pijshëm, premtoi rritje rrogash dhe pensionesh.
Por e vërteta është se në 12 vite varfëroi shqiptarët si në asnjë vend tjetër, rriti çmimet si në asnjë tjetër, largoi shqiptarët nga Shqipëria.
Ndaj dhe unë jam këtu sot të kërkoj nga ju matjane dhe matjanë të çdo force politike qofshi, vetëm 100 ditë provë.
Nuk kërkoj për pushtetin tim, se nuk kam ambicie për pushtet, nuk kam ambicie për para, se po të kisha ambicie për para, do isha një nga mjekët më të pasur.
Por 3 vite më parë, kur konstatova se duan t’u lënë pa opozitë, u ngrita dhe sot ju keni opozitë që ecën drejt fitores.