Babai i Arditi Beshirit, 29-vjeçarit që u zhduk së bashku me fadromën ku po punonte nën masivin e kromit, ka kërkuar ndihmë për gjetjen e trupit të tij.

“Dua të gjej djalin dhe të di ku t’i hedh një tufë lule”, deklaroi babai i të riut, mes lotësh.

Ai shtoi se kërkimet po i bëjnë me lopata pasi s’kanë mjete, ndërsa kërkoi ndihmë nga shteti për aparatura më të specializuara për gjetjen e trupit të të birit.

“Kërkoj ndihmë nga shteti për gjetjen e trupit të djalit. T’i gjejnë vetëm njërin gisht ta çoj te familja ,se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbasësh djalin në mal. I bëj thirrje shtetit, të sjellin aparatura të specializuara të gjej djalin dhe të di ku të hedh një tufë lule. Ka 3 ditë që vij me vëllezërit duke kërkuar me lopatë. Nuk ka asnjë lloj mjeti.

Djali doli në 6 të mëngjesit nga shtëpia këtu, hëngri drekën dhe vazhdoi punën me ekskavator dhe e mori baseni para. Djali kishte 5 vite që punonte, me siguracione, me të gjitha.

Nuk kanë si ta gjejnë djalin me lopata, ndaj i kërkoj shtetit ndihmë për mjete të specializuara. Babai, vëllai im tjetër po kërkojnë trupin. Ju lutem kërkoj ndihmë. Kaq mund të them”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko