Kreu i PD-së, në takimin me minatorët në Bulqizë, i ka iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i tha nga Devolli se “mosha e ka bërë të rrjedhur Sali Berishën”

 “Edi ti nuk je i rrjedhur, po ti je i trembur, i tmerruar”, iu drejtua Berisha, i cili i bëri thirrje Ramës që t’i bashkohej në takimin me minatorët.

“Hajde këtu mos dil me Lamborghini i Noizy-t”, shtoi kryedemokrati.

Sali Berisha: Sot ai tha në Devoll se mosha e ka bërë të rrjedhur Sali Berishën. Unë nuk them që Edi Rama është i rrjedhur. “Edi ti nuk je i rrjedhur, po ti je i trembur, i tmerruar”. Edhe klloun bën, por prap hajde këtu në këtë sallë të dalim para këtyre burrave po ta mban, hajde këtu mos dil me Lamborghini i Noizy-t, por dil me këtë, dëgjoni këta burra se çfarë sakrifice bëjnë, por ty as që ta vret fare për ta që ekzistojmë. Mendjen e ke tek Lamborghini, sëmurët i le pa ilaçe tek Onkologjiku. Ai bën klloun, por as klloun nuk është por probleme tij është se nuk di ku të fusë kokën.

Ai është në rreth të kuq, po pse? Ndaj bën herë klloun e herë palaço, ky siç u dakos në rezolutë, është armik i pluralizmit

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko