Kur na ndajnë 6 ditë nga zgjedhjet parlamentare, Partia Demokratike i ka është drejtuar me një kërkesë KQZ e Ministrisë së Brendshme që qytetarët të votojnë edhe me ID të skaduara.

Shkresa me firmë të përfaqësuesit ligjor, Franci Nuri, i është adresuar edhe Këshillit të Ministrave, përpos kryekomisionerit Ilirjan Celibashi dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Në kërkesë thuhet se rreth 600 mijë qytetarë rrezikojnë të mbeten të përjashtuar nga procesi i votimit për shkak të pavlefshmërisë ose mosrinovimit në kohë të kartës së identitetit apo pasaportës biometrike.

“Konkretisht, nisur nga kjo situatë, propozojmë që të shqyrtohet mundësia ligjore për shtyrjen e përkohshme të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit (ID kartë dhe pasaportë) për të gjithë shtetasit shqiptarë me banim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, deri në përfundim të procesit të votimit më datë 11 maj 2025. Kjo praktikë është ndjekur nga ana juaj edhe në proceset zgjedhore të mëparshme, hera e fundit ishte në Maj të 2023. Ky akt do të shërbente si garanci për respektimin e së drejtës për të votuar, e cila nuk duhet të cenohet nga vështirësi administrative apo pengesa burokratike të natyrës dokumentare”, thuhet ne kerkese.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko