Një konflikt mes vajzash ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të një lokali në bulevardin “Republika” në Korçë, sherr i cili ka degraduar deri në përdorimin e sendeve të qelqit.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasja me iniciale F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

E dëmtuar ka mbetur shtetasja me iniciale P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale intime në faqe “Instagrami”.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe e dëmtuara u dërgua në spitalin e Korçës për mjekim. Vajzat e tjera u shoqëruan në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa ende nuk dihen ende rrethanat.

Paraprakisht dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e Instagramit që e dëmtuara me iniciale P.M administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje.

Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do t’i merren deklarimet lidhur me ngjarjen.

Korçë/Informacion paraprak

Mbasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen “nr. 2” Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetases F.D.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko