Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Log.”, është shprehur se në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni “PD-ASHM” synon më shumë mandate se të gjitha partitë e tjera.

Mediu tha se në “garën tonë ka njerëz me cilësi dhe virtyte të jashtëzakonshme, një grup të rinjsh e të rejash që janë në një mision shumë të angazhuar, për veten e tyre dhe ASHM.”

Mediu: Nuk ka asnjë arsye logjike që një opozitë që ka pasur 17 mandate do të shkojë të marrë 12 mandate, nga pikëpamja e zhvillimit politik, jo më nga situate që jemi.

Ne objektivin tonë në Tiranë e kemi të fitojmë më shumë se të gjitha partitë e tjera. Dhe ka vetëm një efekt që duhet parë, votat e partive të vogla që nuk kthehen në mandate por diferencë negative nëse marrin djathtas.

Kushdo të thotë 12 mandate. Unë besoj së në garën tonë ka njerëz me cilësi dhe virtyte të jashtëzakonshme, një grup të rinjsh e të rejash që janë në një mision shumë të angazhuar, për veten e tyre dhe ASHM. Janë në një garë dhe në një korrektesë maksimale ndaj njeri tjetrit.

Në politikë, sa më shumë ta rrahësh një mesazh te njerëzit, aq më bindës është. Dhe besoj se kemi një zonë elektorale që është qarku i Tiranës dhe gjithë kandidatët bëjnë fushatë në të gjithë qarkun Tiranë, për të marrë maksimumin e votave, për të përcjellë mesazhin dhe për të mbërritur te elektorati i cili p.sh. nuk shkon te Fatmir Mediu por shkon te Ilir Alimehmeti.

Ne kemi vendosur që kjo fushatë është kontakti dhe duke folur me qytetarët për problemet e tyre. Ky ka qenë fokusi si në pjesën makro dhe mikro e fushatës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko