Ndërtimet në Tiranë në disa lagje, madje shumë afër qendrës, e bëjnë të pamundurën kalimin e makinave zjarrfikëse. Emisioni “Tak-Fak” në një vëzhgim, solli këtë shqetësim të banorëve.

Janë disa rrugica ku makina e zjarrfikëses nuk mund të hyjë, herë e ngushtë dhe herë edhe nga mjetet që parkojnë keq.

Ilir Xhanari, komandat në një nga stacionet e zjarrfikëse shpjegon problematikën që ndeshen shpesh në Tiranë:

“Të gjitha stacionet e zjarrfikësve në Tiranë fillimisht përballen me trafikun. E dyta, në momentin kur mbërrijmë, kemi problemin e ngushtimit të rrugëve, duke kaluar në rrugica. Pastaj janë pengesat që bëjnë njerëzit me parkimin, me kriter apo pa kriter. Normalisht, kur jemi 30 metra larg është më e lehtë, por edhe në 70 metra arrijmë të shtrijmë tubacionet. Sido të jetë, ne do jemi në vendngjargje për të bërë detyrat tona.”

Gazetari i “Tak-Fak”, Ergi Hasani, shkon në një rrugicë në qendër të Tiranës, pikërisht pranë ish-shkollës pedagogjike. Në pamjet që vijnë nga operatorët e emisionit, duket e pamundur që të hyjë zjarrfikësja. Po ashtu edhe në rrugicën që ndan Rrugën e Elbasanit me Qytetin Studenti.

“Frikë kemi, por na ruajt Zoti, sepse shteti nuk na ruan dot” – thotë një banore.

Janë bërë gabime që në fillim, që të kalojë ambulanca dhe zjarrfikësja. Mjerë ne të shkretët” – shprehet një tjetër banor.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko