Flamur Noka nga Elbasani ka përcjell një mesazh për Suel Çelën, duke i bërë thirrje atij që të mos kërcënojë demokratët dhe mos telefonojë komisionerët e PD.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se Elbasani nuk mund të mbahet me banda, ndërsa i kujtoi  Suel Çelës së “po mbështet një kufomë politike”.

Noka u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit të dalin masivisht në votime më 11 maj dhe të mbështesin opozitën për një “Shqipëri Madhështore”.

“Është një shumicë e cila mezi po pret datën 11 maj, për t’i dhënë një leksion barbarëve të pushtetit, për t’I dhënë një mesazh kusarëve të pushtetit, për t’I dhënë një mesazh edhe kryebanditit Suel Çela se Elbasani nuk mbahet me dhunë se Elbasani nuk mbahet me banda dhe për t’I thënë: Larg duart nga demokratët. Larg duart Suel, se nuk do të ketë qeli të errët që do të mbajë ty. Ta harrosh ti se mund të kërcënosh demokratët. Mos tento të telefonosh as komisionerë dhe as demokratë sepse je duke bërë një krim më të shëmtuar se krimet që ke bërë. Partia Demokratike nuk do të ta falë atë që po bën. Je duke mbështetur një të “vdekur politik”. Je duke mbështetur një “kufomë politike” ndaj po të them se Edi Rama, është në agoninë e tij politike. Do të vazhdosh edhe ti në atë drejtim me të. Nuk ka shans që demokratët e Elbasanit që opozitarët e Elbasanit të bëjnë mbrapsht nga kërcënimet e bandave dhe të krimit të organizuar. Ne jemi të vendosur për të ecur drejt fitores më 11 maj. Asgjë nuk na dal sepse ne kemi moralin. Morali ynë është morali i qytetarëve të thjeshtë. Morali ynë është morali i shqiptarit të ndershëm dhe I shqiptarit dinjitoz. Të gjithë në këmbë të vërshojmë drejt kutive të votimit, të votojmë Numrin 1, të votojmë Sali Berishën për të realizuar misionin e tij. Të votojmë Shqipërinë Madhështore. Fitore dhe vetëm fitore!”, tha Noka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko