Gazeta amerikane “Wall Street Journal”, i ka kushtuar një artikull drejtuesit të fushatës elektorale të Partisë Demokratike, amerikanit Chris LaCivita, i cili drejtoi edhe fushatën e Donald Trump, që e shpalli atë fitues si presidenti i SHBA-ve.

Wall Street Journal shkruan ndër të tjera se Chris LaCivita po përpiqet të  përsërisë strategjinë e Donald Trump edhe për Sali Berishën.

“LaCivita ka folur në tubime të mëdha, ka ndihmuar në hartimin e reklamave televizive, ka marrë pjesë në disa lidhje Zoom me mijëra shqiptarë, ka udhëtuar tre herë në Shqipëri është shfaqur në ngjarje të ndryshme publike dhe është kthyer në një objektiv për kundërshtarët dhe përkrahësit njëkohësisht. Ai shpesh i zhvillon takimet nga zyra e tij në Virxhinia”, shkruan gazeta amerikane.

“Ka një pjesë të elektoratit në Shqipëri që më pëlqen dhe një pjesë që nuk më pëlqen”, tha LaCivita duke qeshur në një intervistë të fundit.

Gazeta shkruan se Berisha ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, si mashtrime dhe përpjekje nga kundërshtari i tij për hakmarrje politike.

LaCivita e krahasoi situatën me ndjekjet penale ndaj Trump.

“Të njëjtët njerëz që ndërmorën veprime të ngjashme kundër Donald Trump-it, gjurmët e tyre janë kudo në këtë rast”, tha LaCivita.

Ai nuk pranoi të thotë se sa po paguhej, por u shpreh se ishte “në përputhje me një fushatë politike kombëtare” dhe se do të bëhej publike nga partia shqiptare pas zgjedhjeve.

Sipas gazetës, shumica e mesazheve të LaCivita në Shqipëri për Berishën kanë pasqyruar mesazhet e Trump. LaCivita e fajësoi Ramën për rritjen e çmimeve dhe krimin, duke u përqendruar te inflacioni.

“Në vitin 2024, të majtët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump-in. Dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre. Do të dështojnë”, tha ai në hapjen e fushatës së PD-së.

LaCivita tha se do të donte të merrte më shumë klientë të huaj, por do të ishte i kufizuar vitin e ardhshëm për shkak të punës së tij me politikanë amerikanë në zgjedhjet afatmesme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko