Kandidatja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Burbuqe Islami, u shpreh se arsyeja e saj për të qenë në Parlament nuk vjen nga ambicia për pushtet apo përfitime personale, por nga dëshira për të qenë në shërbim të qytetarëve.

“Burbuqes nuk i hyn në sy kjo dynja fare! Asnjë bukuri e kësaj bote nuk mund të më manipulojë, apo magjepsë. Për mua ajo që dua të arrij dhe pse dua të jem në Parlament, është që të je në shërbim të qytetarëve, tu gjendem pranë halleve, nevojave, tu jap zgjidhje që tu ndryshoj jetën, pasi i një vepre e prej vetëm te krijuesi im”, tha ajo në Log në News 24.

Ajo e konsideron integritetin dhe moralin si elementë thelbësorë të çdo punonjësi të administratës publike, duke kritikuar ashpër sistemin politik të 34 viteve të fundit në Shqipëri.

“Kanceri në administratë” është nga ta gjithë politikanët që ka pasur vendi në 34 vitet e tranzicionit, qoftë, PS, PD, LSI, për mua janë shkaktarët e këtij korrupsioni dhe që kurrë nuk kanë dashur të rregullojnë pasojat dhe efektet që mund të sjellë”, u shpreh Islami.

Sipas saj, shteti ka kapacitete dhe mekanizma për të ndalur korrupsionin, por mungesa e vullnetit politik ka çuar në përkeqësimin e gjendjes së vendit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko