Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë, Ergys Isufin, kandidatin për deputet të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Vlorës.

Isufi ra në pranga pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë.

Sipas burimeve, gjatë kontrollit policor, Isufi është përpjekur fillimisht të largohet nga vendi i ngjarjes, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e rendit.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e qytetit bregdetar, ndërsa pritet që ndaj tij të ngrihen akuzat për “posedim të lëndëve narkotike” dhe “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Policia e Sarandës po vijon veprimet procedurale dhe hetimet për të zbardhur tërësisht rrethanat e ngjarjes.

“Shtetasi në fjalë është shoqëruar në ambientet e Policisë, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një dozë e dyshuar lëndë narkotike kokainë. Ky shtetas ka tentuar t’i largohet shërbimeve të Policisë, por është kapur dhe neutralizuar menjëherë. Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe kontrolle në banesën e tij. Në përfundim të veprimeve procedurale, do të jepet njoftimi i plotë për rastin”, bëjnë me dije burime nga policia.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” lidhur me arrestimin e kandidatit të tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko