Sa vota i duhen një kandidati partie në listë të hapur për të fituar mandatin e deputetit në një qark të caktuar? Në një kohë kur zgjedhjet mbahen këtë të dielë, “Faktoje.al” në bashkëpunim me ekspertin e ekonomisë, Ilir Brasha, sjell një projeksion mbi këtë temë.
Përllogaritjet tregojnë se mandati i deputetit mund të fitohet me më pak vota në qarkun e Shkodrës konkretisht 9’550 vota, kurse në qarkun e Tiranës do të duheshin më shumë, përkatësisht 13’500 vota.
Për qarqet e Vlorës, Lezhës dhe Gjirokastrës do të duheshin më pak se 10’000 vota për të fituar mandatin e deputetit.
Në renditje pas Tiranës me herës më të lartë është Korça me 12’200 vota, ndjekur nga Fieri me 12’150 vota.

