Në KZAZ-në nr. 83 në Bashkinë Dropull, procesi zgjedhor po përballet me një situatë të njohur, pasi opozita ende nuk ka dorëzuar emrat e komisionerëve dhe numëruesve, edhe pse afatet ligjore kanë përfunduar.

Foto ilustruese

Kjo mungesë rrezikon të sjellë ngërç në organizimin e procesit, duke përsëritur një model të njohur në këtë zonë, ku në çdo palë zgjedhje haset vështirësi për sigurimin e personelit për shkak të numrit të ulët të banorëve rezidentë.

Situata në këtë KZAZ është përkeqësuar edhe nga një incident i ndodhur rreth 20 ditë më parë, kur u denoncua zhdukja e vulës zyrtare.

Rasti është nën hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur edhe një masë gjobë ndaj kësaj njësie për mosrespektim të procedurave.

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, materialet zgjedhore kanë mbërritur në të 7 KZAZ-të pa raportime problematikash të tjera.

Dropulli mbetet i vetmi rast ku përgatitjet zgjedhore shoqërohen me vonesa dhe paqartësi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko