Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nga Elbasani bandat kriminale që tentojnë të terrorizojnë qytetarët për votat, duke u thënë se kudo që të jenë, PD me ardhjen në pushtet do t’i shpallë grupe terroriste dhe do t’i jap përgjigjen më të egër ligjore.

Berisha nuk kurse as kuzat ndaj ish-drejtuesit politik të PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, të cilin e konsideroj horr, ndërsa shtoi se “porosit vrasje, bën arrestime, bazon gjithçka me fibrën e qytetarëve fisnikë të këtij populli”.

Kryedemokrati theksoi se më 11 maj do të shënohet fundi i grupeve kriminale, ndërsa i paralajmëroi që të mos tentojnë të largohen nga vendi.

“Data 11 shënon fundin tuaj, dhe mos tentoni të largoheni, se kudo që të shkoni do tu kapim dhe do t’ju çojmë bashkë më Taulantin atje ku e keni vendin”, përfundoi Berisha.

Berisha: Kam dhe nja dy gjëra për një çështje që nuk do doja kurrë të ndalesha, që ata të cilët dhunojnë vullnetin tuaj, ata të cilët ju trysnojnë ju me mbështetjen e qeveritarëve banditë atyre ju them para jush, që vrimë miu, se shpellë nuk do gjejnë kudo që të jenë, kudo që të jenë! Qeveria shqiptare do t’i trajtojë si grupe terroriste, do t’i godasë si terroristë.

Këto monstra qeveritare, që shndërrojnë krimet në votë, vrasjet në votë, dhe votën në vrasje, do kenë përgjigjën më të egër ligjore që mund ta imagjinojnë. Çfarë janë këta? Këta janë llumi i kriminalitetit njerëzor, vijnë këtu dhe marrin Taulant Ballën, një horr më falini për shprehjen, që porosit vrasje, bën arrestime, bazon gjithçka me fibrën e qytetarëve fisnikë të këtij populli. Kjo është vrasje me Edi Ramën, Suel Çelen, Altin Hajrin e të tjerë.

Po, data 11 shënon fundin tuaj, dhe mos tentoni të largoheni, se kudo që të shkoni do tu kapim dhe do t’ju çojmë bashkë më Taulantin atje ku e keni vendin. Tre ditë janë ditët e idealeve tuaja, moralit tuaj, besimit tuaj te Elbasani dhe Shqipëria, të shpresës së pashuar. Le të bëjmë 11 majin ditën e dytë të verës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko