Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se një grup-kapitull tjetër u aprovua për t’u hapur për vendin tonë.

“Kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani, që bëjnë 24, mbeten dhe 11 për t’u hapur”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se ka besim që me fuqinë e re të 11 Majit do të hapen edhe grup-kapitujt e mbetur, duke shtuar se ky do të ishte një rekord europian.

Edi Rama: Mos e mbani në shtëpi, ta nisin zarfin, sepse më 11 Maj kanë mundësinë të jenë pjesë e këtij takimi të madh me historinë, historinë tonë europiane.

Grup kapitulli tjetër i negociatave u aprovua për tu hapur, kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani, që bëjnë 24, mbeten dhe 11 për t’u hapur, kam besim dhe shpresoj që me fuqinë e re të Majit do të hapim edhe ato 11 të tjera brenda këtij viti.

Kështu që ky do të ishte një rekord evropian sepse asnjë vend nuk i ka hapur të gjithë në një vit dhe asnjë vend nuk i ka mbyllur negociatat ne 3 vite. Kemi 2027 si afat dhe fati europian është në duart tona.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko