Ditën e djeshme (7 maj) në Elbasan ka ndodhur një incident mes simpatizantëve të Partisë Demokratike. E gjithë ngjarja ka ndodhur teksa Sali Berisha po zhvillohet takimin përmbyllës të këtij qarku. Nga kjo ngjarja e rëndë mbeti i plagosur në kokë, djali i Luçiano Boçit, ish-drejtuesit politik të PD-së në këtë qark.

Parid Boçi, mori çarje në kokë gjatë sherrit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.

Për ngjarjen reagoi Partia Demokratike, e cila në një deklaratë për mediat e cilësoi këtë incident si një konflikt banal mes disa të rinjve, pa asnjë lidhje me përplasjen e grupeve mbështetëse të kandidatëve apo me organizimin e Partisë Demokratike.

“Fatkeqësisht, ky episod i izoluar u përdor me shpejtësi nga qarqe të afërta me mazhorancën për ta politizuar dhe për të njollosur suksesin e këtij takimi madhështor,ku qytetarët e Elbasanit treguan mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për Prof. Dr. Sali Berishën dhe Partinë Demokratike”, thuhet në deklaratën e PD.

Por bashkëshortja e Luçiano Boçit në një postim në Facebook, ndryshe nga PD thotë se ajo që ndodhi mbrëmë “është një skemë banditeske në veprim të plotë”.

Blerina Boçi thotë se ngjarja do të zbardhet deri në fund.  “Zoti thotë “ Beteja është e imja””, shkruan ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko