Skip to content

Simiç takon Vuçiç: Për zgjedhjet në veri do të vendosim pa emocione

Këtë të mërkurë përfaqësues të listës Serbe janë takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet në komutat veriore në Kosovë.

 

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka folur rreth takimit të sotëm që zyrtarët e partisë së tij do ta kenë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, e ku do të diskutojnë nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri ose jo.

 

Simiç ka thënë se do të vendosin për hapat e ardhshëm, sa i përket zgjedhjeve në katër komunat në veri.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se Lista Serbe ka përfunduar konsultimet, dhe tashmë idetë e tyre do t’i prezantojnë te presidenti i Serbisë, dhe së bashku do të gjejnë përgjigjën adekuate për situatën e re të krijuar.