Policia e Dibrës ka dhënë detaje mbi raportimet për një përplasje mes grupeve partiake të PS dhe PD, ku këta të fundit kanë denoncuar se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Sipas policisë, denoncimi është bërë nga kandidati i PD-së në këtë qark, Xhemal Gjunkshi, i cili gjithashtu pretendon se një person ka qëlluar më armë zjarri teksa është larguar.

Burime bënë me dije se një grup simpatizantë të PD kishin ndaluar një makinë që mendohej se po shkonte drejt zonave të thella dhe sipas tyre, po shpërndanin para dhe tollona nafte.

Mësohet se nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë Dibër, policia ka nisur hetimet për rastin.

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko