Skip to content

Zgjedhjet e 11 Majit/ Shqipëria vendos për parlamentin e ri, qytetarët u drejtohen sot kutive të votimit! Mbi 3.7 milionë me të drejtë vote

Sot 11 Maj, do t’u drejtohen kutive të votimit 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament. Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

Çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.
Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha
Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori
Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani
Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Endri Hasa
Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj
Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi
Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku
Koalicioni Djathtas për Zhvillim i drejtuar nga Dashamir Shehi
Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj
Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi

“”