Gjatë ditës së sotme janë raportuar disa parregullsi serioze në disa nga qendrat e votimit në Fier, ku vëzhguesit dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste janë kapur në shkelje të rregullave të procesit zgjedhor.

Në QV nr. 3030 (Kinoteatri Fier), janë konstatuar vëzhgues të PS-së me lista në duar duke kontrolluar votuesit. Lista është kapur në mënyrë flagrante dhe ekzistojnë foto që e dokumentojnë situatën.

Në QV nr. 3021 (Shtëpia e Pionierit) dhe 2996 (Mark Dashi) është vërejtur e njëjta skemë, ku persona të lidhur me PS mbajnë lista me emra, duke ushtruar presion të heshtur mbi votuesit.

Në QV nr. 2988 (Bishanak), një vëzhguese e PS është pozicionuar pranë kutisë së votimit, duke ndikuar direkt në proces. Ajo ka ndërhyrë edhe në mënyrën e palosjes së fletëve, duke bërë që të jetë i dukshëm votimi për PS.

Në Kopshtin nr. 3, është raportuar prezenca e Luan Bacit, figurë politike e PS-së, brenda ambienteve të qëndrës së votimit. Ai është parë duke kontrolluar lëvizjen e njerëzve dhe është përfshirë në një konflikt verbal me vëzhguesin e PSD-së, duke e tensionuar situatën.

Lidhur me këto demokrati Luan Baçi thotë se është paraqitur në ambientet e qendrës së votimit jo për të shkelur ligjin, por për të verifikura shkelejt e ligjit.

“Nuk është hyrje në qendrën e votimit për të shkelur kodin zgjedhor apo ligjin, por ka qenë interesim për të verifikuar këto shkelje të ligjit”, tha Baçi.

Gjithashtu ai tha se një kuti votimi në qendrën e votimit 3134/01 ka ardhur me 500 fletë votimi mangët.

Baçi: Në Fier janë vënë re që në fillimet e votimit shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor. Më lejoni të përmend këtu kutinë e votimit që ka ardh me 500 fletë votimi mangët. KZAZ 59, QV 3134/01 fletë votimi kanë marrë 47, mungojnë 500 në kuti. Dhe tani me urdhër të KQZ-së janë shpërndarë nëpër qendrat e tjera për të mbledhur fletë votimi për të plotësuar këtë kuti me mangësi. E kam denoncuar edhe në mëngjes, në shumë QV ka pasur vëzhgues në thonjëza të PS që e kanë pasur historikun e tyre mbajtjen e shënimeve për çdo qytetar brenda qendrës së votimit, intimidimin e qytetarëve, marrjen informacionet për komshinj të afërm kush ka ardh dhe kush nuk ka ardh.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko