Skip to content

Fëmijët e Khashoggi mohojnë raportet: nuk morrëm asgjë nga askush

2018 11 16t181723z 59548607 rc1d02eed0d0 rtrmadp 3 saudi khashoggi funeral

Fëmijët e vrarë të gazetarit saudit Jamal Khashoggi thanë sot se nuk e kishin diskutuar ndonjë lloj kompensimi lidhur me vrasjen e babait të tyre nga agjentët sauditë.

Washington Post, ku Khashoggi ishte një kolumnist, raportoi javën e kaluar se fëmijët e tij kishin marrë shtëpi miliona dollarësh dhe pagesa mujore  si kompensim për vrasjen.

“Aktualisht po zhvillohet gjyqi dhe asnjë marrëveshje nuk është diskutuar e as që po diskutohet,” tha në një deklaratë djali i madh Khashoggi, Salah.

Gazetari Jamal Khashoggi, një kritik i regjimit saudit, u zhduk pasi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë, më 2 tetor. Autoritetet tani thonë se bashkëpunëtori i Washington Post është vrarë në rrethana ende të paqarta.