Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe bashkëshortja e tij ushtruan sot të drejtën e votës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Në një deklaratë për mediat pas votimit, Shehaj i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Agron Shehaj: Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për ë dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen.
Kujtojmë se më herët votuan kreu i PD-së Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kryeministri Rama dhe bashkëshortja.