Pas asaj në Elbasan, një 56-vjeçare në Tiranë është arrestuar nga policia pasi ka fotografuar fletën e votimit.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Ali Demi”, ku pasi kishte fotografuar votën ishte larguar. Policia është organizuar dhe ka identifikuar dhe arrestuan 56-vjeçaren.

“Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se një shtetase në shkollën “Ali Demi” kishte fotografuar votën dhe më pas ishte larguar, organizuan punën, identifikuan, shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasen A. H., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, njofton policia.

Gjithashtu shërbimet e Policisë të Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 4, kanë shoqëruar dy shtetas, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit. Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë. Në përfundim të veprimeve do ju informojmë më tej.

Njoftimi i Prokurorisë:

‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, shtetasja A.H. arrestohet pasi fotografoi votën në qendrën e votimit

Një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.

Kryetari i Komisionit Zonal të Qendrës së Votimit në qendër votimi në Tiranë pasi konstatoi shtetasen A.H. duke fotografuar fletën e votimit denoncoi rastin.

Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në vendngjarje është dërguar grupi hetimor dhe u dentifikua shtetasja si dhe administruan aktet përkatëse.

Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasja A.H., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko