Në Gjermani, tregu i punës varet nga punëtorët e huaj.

Gjermania ka një mungesë dramatike të kujdestarëve për të moshuarit dhe problemi vetëm sa do të përkeqësohet për shkak të tendencave demografike. E vetmja zgjidhje është importimi i fuqisë punëtore nga jashtë.

Po cili është profesoni më i kërkuar? Ai i kujdestarëve, shërbyesve të moshave të treta që jetojnë të vetmuar.

“Pa kujdestarë nga huajt edhe industria do të kishte rënë deri tani”, tha Vanessa Ahuja, presidente e Agjencisë Federale të Punës.

Sipas të dhënave të Agjencisë, numri i kujdestarëve të huaj që punojnë në Gjermani në 10 vitet e fundit është rritur me 20 përqind, në 1.72 milionë. Kjo normë rritjeje është dukshëm mbi mesataren e tregut të punës.

Viti i kaluar ishte viti i tretë radhazi në të cilin rritja e punësimit në infermieri e kujdestari të moshuarish i atribuohet vetëm fuqisë punëtore të importuar. Sot, pothuajse çdo i pesti kujdestar, 18 përqind e tyre, është i huaj.

Në të njëjtën kohë, mbërritja e kujdestarëve të huaj nga Bashkimi Evropian dhe Zvicra po ngadalësohet vazhdimisht – në vitin 2024, kishte 3,000 prej tyre, ndërsa 13,000 prej tyre mbërritën nga vendet e treta bazuar në ligjin për imigracionin e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Rreth gjysma e kujdestarëve në Gjermani punuan me kohë të pjesshme vitin e kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë. Mesatarisht, rreth një e treta e punonjësve punonin në këtë mënyrë.

Kjo i atribuohet vetëm pjesërisht faktit që gratë përbëjnë katër të pestat e fuqisë punëtore të kujdesit, pasi një e treta e kujdestarëve meshkuj nuk punojnë me orar të plotë, krahasuar me 13 përqind mesatarisht. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko