Kandidati i PD-së së Lushnjës, Gentian Çala ka filmuar praninë e patronazhistëve dhe të deleguarve të PS-së, të cilët sipas tij mbanin në tryezë listën e votuesve të Karbunarës.
“Ja regjistrat e votuesve. Këtu jemi në Karbunara”, shprehet kandidati i PD që del nga makina dhe filmon fletët në tavolinë.
“Çfarë problemi ka? Ka problem?”, i drejtohet personi që kishte fletët, teksa me pas i kthen përmbys për t’u mos filmuar. “Ky s’është aq qytetar i Lushnjës, është një i deleguar nga Belinda Balluku në Karbunarën e zgjedhësve”, shprehet denoncuesi.
“Nuk janë listë zgjedhësish, janë fletë të bardha që ne shikojmë njerëzit”, shprehet qytetari i ulur në tryezë.