Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka votuar në çerdhen nr. 54 në Tiranë së bashku me familjen.

Pas votimit, Shpëtim Idrizi u shpreh se sot qytetarët do të përcaktojnë të ardhmen e tyre për katër vitet e ardhshme.

“Sot është dita e qytetarëve të zakonshëm, të cilët me votën e tyre dhe me vullnetin e lirë përcaktojnë të ardhmen e tyre për katër vitet e ardhshme,” tha ai.

Kreu i PDIU-së bëri thirrje për pjesëmarrje masive dhe të qetë, teksa u shpreh se: “Uroj që kjo të jetë një ditë e qetë, e paqtë dhe e denjë për çdo shqiptar, një ditë shprese për një vend që ka potencialet dhe njerëzit për t’u bërë një vend i zhvilluar dhe demokratik”.

“Sot qytetarët kanë pushtetin. Dhe votimi i tyre është mënyra më e mirë për të treguar kujdesin dhe përgjegjësinë ndaj së ardhmes së Shqipërisë,” përfundoi Idrizi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko