Skip to content

Shoferi i dehur e mori përpara me shpejtësi “skëterrë”, ndërron jetë te Trauma efektivi i policisë

900 0 1746963386x900 0 1746522433x1466454465645 780x439 991 283 750x375 1

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës efektivi i policisë, Veli Gjura i aksidentuar disa ditë më parë në Peshkopi.

Aksidenti ndodhi më 5 maj teksa Veli Gjura ishte me shërbim në qytetin e Peshkopisë kur papritur një makinë ka ardhur me shpejtësi nga pas duke e përplasur me murin e një biznesi.

Menjëherë pas aksidentit, Gjura u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa nuk mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Lidhur me këtë ngjarje ka rënë në pranga 27-vjeçarin Alban Shotin i cili në momentin e përplasjes ishte në gjendje të dehur.