Skip to content

Aksident i rëndë, makina “fluturon” në ajër disa metra larg rrugës dhe përfundon në një parcelë! Plagoset shoferi dhe pasagjerja 16-vjeçare

Cream and Brown Photographic Beauty Site Launch Website 14

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në rrugën Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg.

Një makinë për arsye ende të paditura ka dalë nga rruga dhe ka “fluturuar” disa kilometra larg rrugës duke përfunduar në një parcelë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur shoferi dhe vajza e tij16-vjeçare.

Njoftimi policisë

Maliq/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00 në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Pirg, shtetasi M. Xh ., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Xh., dhe vajza e tij e mitur pasagjere në automjet, të cilët po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.