Vijojnë denoncimet për shkelje të Kodit Zgjedhor.
Këtë herë bëhet fjalë për votim familjar në Lapardha të Beratit, në qendrën e votimit 3435.
Siç duket edhe nga pamjet një e moshuar ka votuare shoqëruar nga e afërmja e saj.
Kaq është dashur që votuesit e tjetër të reagojnë dhe të filmojnë rastin për të faktuar shkeljen.
Ndërkohë që komisonerja e QV ka debatuar me votuesin që filmoi votimin familjar.
“Kush po voton dysh, do lajmërojë policinë, ik”, dëgjohet t’i thotë komisionerja qytetarit me tone të larta.