Tre persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me incidentin dhe konfliktin në “zyrën e PS” në zonën e ish-Bllok, ku deputeti socialist, Erion Braçe pretendon se është zyra e tij personale.
Ndërkohë Partia Demokratike teksa ka publikuar pamjet, thotë se në atë zyrë janë gjetur materiale që sipas tyre përbëjnë krim zgjedhor.
“Deputeti Braçe thotë këtu është zyra ime e punës dhe nuk njeh stafin e tij elektoral, ata që ikën me vrap, persona që kanë ikur me vrap, një drejtoreshë e qendrës kombëtare të inovacionit a se di kush ishte dhe disa të rinj të tjetër, me çanta në krahë dhe kapuç kanë ikur me vrap”, tha Kelliçi për mediat.
Në një reagim PD thotë se personat jane punonjes te administrates se shtetit, ndersa thekson se u njoftua policia e shtetit, e cila ka ardhur me 90 minuta me vonesë.
“Nje rast flagrant eshte dokumentuar prane shkolles “Petro Nini Luarasi” ku administrata shtetërore ne shkelje me ligjin dyshohen se zoterojne materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare per te tjetërsuar vullnetin e votuesve. 3 përfaqësues zyrtare te Partisë Demokratike kane njoftuar Policinë e Shtetit, e cila megjithëse zyra ndodhej ne qendër te Tiranës ka vonuar mbi 90 minuta, duke iu dhënë kohen e nevojshme për te manipuluar provat e krimit zgjedhor. Narkoregjimi I Edi Rames dëshmoi edhe nje here fytyrën e tij”, thuhet ne denocimin e PD.