Procesi zgjedhor ne qarkun e Korçës po monitorohet në vazhdimësi nga task-forca e ngritur pranë Prokurorisë së Korçës.
Nën drejtimin e prokurorit të SPAK, Vladimir Mara, prokurorët e Prokurorisë së Korçës, agjentë të BKH dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut, po ndjekin nga afër procesin zgjedhor.

Burime për News 24 bëjnë me dije se task- forca është në pritje dhe gatishmëri të plotë për të hetuar çdo denoncim që do të vijë në lidhje me procesin zgjedhor, duke garantuar ndjekje të kujdesshme dhe të paanshme të çdo denoncimi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko