Janë numëruar 637 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

PS kryeson me 81 975 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 51 348 vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 5912 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 5425vota.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 3757 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 1802 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 348 vota

Lëvizja Bashkë 1802 vota
Lëvizja Atdheu 198 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik 1435 vota

Partia Socialiste e Shqipërisë 81 975 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 5425 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 271 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 120 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 459 vota

Partia Mundësia 3757 vota

Partia Socialdemokrate 5912 vota

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re